E PAPRITUR/ Konte kritika Interit, Marota gati të kontaktojë trajnerin e njohur italian në rast “divorci”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 22:59

E PAPRITUR/ Konte kritika Interit, Marota gati të kontaktojë trajnerin e njohur italian në rast “divorci”

Deklaratat e fundit të Antonio Kontes kundër klubit të Interit duke shprehur se nuk është mbrojtur fare ai dhe skuadra kanë ndezur dyshimet se ai mund të mos vazhdojë të drejtojë zikaltërit për sezonin e ri.|
kONTE
Sipas “Gazzetta.it”, drejtori i klubit Xhuzepe Marota është gati të kontaktojë ish-trajnerin e Milanit dhe Juventusit Masimiliano Alegrin nëse Konte vendos të ndërpresë bashkëpunimin me Interin.

Megjithatë, jemi ende larg të besuarit se Konte do t’i thotë “mirupafshim” Interit, por deklaratat e tij të ashpra pas ndeshjes së djeshme kundër Atalantës nuk do të priten mirë nga drejtuesit zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"