E papritur! Kërkonin ta kthenin në Superiore, Sindri Guri refuzoi për… Shkëndijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 23:50

E papritur! Kërkonin ta kthenin në Superiore, Sindri Guri refuzoi për… Shkëndijën

Sindri Guri do të vazhdojë karrierën e tij jashtë Shqipërisë, por përsëri në një skuadër shqiptare. Sulmuesi i cili është larguar përfundimisht nga Belgjika, pavarësisht ofertave që ka marrë nga klube të Superiores, ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën në radhët e Shkëndijës së Tetovës.

 via Getty Images)

via Getty Images)

Lajmin e ka dhënë klubi tetovar me një video në rrjetet sociale, duke lajmëruar afrimin e sulmuesit të talentuar i cili për fat të keq nuk u shfaq në nivelet që priste në Belgjikë, i ndjekur edhe nga një seri e gjatë dëmtimesh të njëpasnjëshme.

Guri u kontaktua nga disa klube të Superiores, me Kukësin që provoi në çdo mënyrë që të afronte sulmuesin. Por ai refuzoi këto oferta që i mbërritën. Oferta e Shkëndijës me sa duket ka qenë më tunduese për lojtarin i cili ka pranuar t’i bashkohet skuadrës që drejtohet nga Akrapoviç dhe e cila ka humbur një nga emrat legjendarë të sulmit të saj, Besar Ibraimin, i cili i dha lamtumirën vetëm 2 ditë më parë.

“Kur e mësova se mund të vij në Shkëndijë, menjëherë më lindi dëshira që sa më shpejt të vij në Tetovë dhe të nënshkruaj. Jam tepër i lumtur që pas tre viteve përsëri kthehem në një ekip shqiptar, por edhe më i lumtur që i bashkëngjitem një skuadre siç është Shkëndija, me gjithë armatën e tyre të tifozëve kuqezi. Mendoj se ky është një moment shumë i duhur në karrierën time që të vij në një klub i cili luan futboll me sulme. Ndjehem shumë mirë që jam këtu, pasi që e di se Shkëndija është kampion aktual i Maqedonisë së Veriut dhe ka ambicie që përsëri edhe këtë vit të shpallet kampion.

Ambiciet e mia përshtaten me ambiciet e klubit. Por ajo që më shumë më përshtatet mua si golashënues është stili i lojës i Shkëndijës, që është lojë ofensive me shumë sulme. Besoj se me ndihmën e bashkëlojtarëve do të arrijmë suksese dhe do të dalim kampionë”, tha Guri pas firmës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"