E PAPRITUR/ Januzaj në Serinë A? Ja çfarë ka në plan klubi i njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 7:47

E PAPRITUR/ Januzaj në Serinë A? Ja çfarë ka në plan klubi i njohur

Futbollisti i Belgjikës Adnan Januzaj ka hyrë në valët e radarit të Romës.

januzaj

“Gazzetta dello Sport” raporton se pas përpjekjeve të dështuara për të marrë Xherdan Shaqirin nga Liverpuli dhe kontakteve me Milanin për të lënë të lirë Suson, verdhekuqtë i kanë hedhur sytë në Spanjë aty ku 24-vjeçari Januzaj luan me Real Sociedadin.

Për të plotësuar krahët e mesfushës është menduar dhe për 18-vjeçarin brazilian Markos Paulo, i cili luan për Fluminensen. Djaloshi pëlqehet nga klube të njohura si Barcelona, Valencia dhe Lajpcigu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"