E PAPRITUR/ Ikën Aguero futet Manaj! Barcelona surprizon para miqësores me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2021 | 14:35

E PAPRITUR/ Ikën Aguero futet Manaj! Barcelona surprizon para miqësores me Juventusin

Lëvizje surprizë në listën e Barcelonës, në prag të sfidës miqësore ndaj Juventusit, që katalanasit do të zhvillojnë sot në orën 21:30 në stadiumin “Johan Cruyff”. Dëmtimi i Serxhio Agueros i ka hapur rrugën Rei Manajt, i cili fillimisht nuk ishte pjesë e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren e sotme.

Manaj Barca

Futbollisti lushnjar ka marrë kështu vendin e yllit argjentinas, teksa shpreson që trajneri Kuman, di besojë disa minuta në përballjen ndaj Juventusit. Ky takim miqësor do të jetë në kuadër të trofeut “Joan Gamper”.

manaj

Një lajm fantastik ky për sulmuesin shqiptar, i cili kërkon të bëjë vend në një nga skuadrat më të mëdha në botë.

Barca lista

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"