E PAPRITUR/ I infektuar me ‘COVID’, Etrit Berisha dërgohet në klinikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 21:37

E PAPRITUR/ I infektuar me ‘COVID’, Etrit Berisha dërgohet në klinikë

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është dërguar në orët e fundit në klinikë. Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares është infektuar nga koronavirusi, ndërsa klubi italian raporton se 31-vjeçari është dërguar në klinikën e Konas.
Berisha eTRIT

Në njoftimin e klubit të Serisë B nuk thuhet se cila është gjendja shëndetësore e portierit.

Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Berisha nuk ka luajtur me SPAL-in në 3 ndeshjet e fundit. Ai rezultoi pozitiv me ‘COVID’ në 27 nëntor.

“Duke parë se është infektuar me ‘COVID’ në 27 nëntor, SPAL-i njofton se në orët e fundit portieri Etrit Berisha është pranuar në departamentin e specializuar të spitalit të Konas për analiza të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e SPAL-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"