E papritur/ Gatuzo heq dorë nga milionat dhe braktis klubin spanjoll në mes të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 20:45

E papritur/ Gatuzo heq dorë nga milionat dhe braktis klubin spanjoll në mes të kampionatit

Xhenaro Gatuzo nuk është më trajneri i Valencias. Tekniku italian ka lënë në mënyrë të papritur në mes aventurën e tij në klubin e La Liga, duke mbyllur para kohe kontratën.

gatuzo

Ka qenë vetë klubi i Valencias ai që njoftoi për prishjen me marrëveshje të bashkëpunimit mes palëve, duke bërë të ditur se u mbyll kjo eksperiencë e tij dhe se drejtimin e merrte Voro Gonzalez, i cili ishte emëruar përkohësisht për të përgatitur ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Real Madrid.

Mungesa e rezultateve me humbjen e fundit në fushën e Real Vajadolid që e la Valencian vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria, bënë që të merrej vendimi për largimin e trajnerit i cili kishte kontratë deri në verën e vitit 2024. Sipas akordit, Gatuzo ka hequr dorë nga pjesa e mbetur e rrogës së tij, duke mbyllur menjëherë marrëveshjen financiare më këtë skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"