E PAPRITUR/ Flamurtari pa “timonier”, Troisi merr skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 23:30

E PAPRITUR/ Flamurtari pa “timonier”, Troisi merr skuadrën e Kategorisë së Parë

Marselo Troisi do të drejtojë Turbinën sezonin e ardhshëm. Ish-trajneri i Flamurtarit, i cili pritej të vazhdonte bashkëpunimin me klubin vlonjat ka pranuar ofertën e klubit cërrikas për t’i stërvitur për sezonin e ri.

troisi

Tashmë për vlonjatët gjërat vështirësohen akoma më shumë pasi përveç shumë lojtarëve që janë larguar, tani mbeten dhe pa trajner.

Njoftimi i Turbinës

Turbina diten e djeshme i ka dhëne doren dhe ka falenderuar trainerin Vladimir gjonaj qe ishte pjese e jona fazen e fundit te kampionatit , dhe duke i uruar suksese ne avazhdimesi! Menjehere pas largimit te Gjonat , Turbina zyrtarizon trainerin e ri i cili eshte braziliani Marcelo Troisi! Troisi sezonin e shkuar drejtoi skuadren e Flamurtarit!

troisi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"