E PAPRITUR/ E pëson presidenti i Serisë A, Federata Italiane e ndëshkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 23:32

E PAPRITUR/ E pëson presidenti i Serisë A, Federata Italiane e ndëshkon

Presidenti i Sampdorias Masimo Ferrero është përjashtuar nga aktivitetet drejtuese futbollistike prej 4 muajsh nga Federata Italiane e Futbollit.

ferrero

Shkak janë bërë parregullsitë në shlyerjen e detyrimeve financiare për rikonstruksionin e qendrës stërvitore të ekipit xhenovez në Boliasko. ‘’Zhdukja e transaksioneve financiare’’ ka ngjallur dyshime te autoritetet e futbollit italian. Nga ana tjetër, Sampdoria është gjobitur me 15 mijë €.

Ferrero po kërkon prej kohësh klientë që të blejnë klubin e Sampdorias. Ish-sulmuesi italian Xhanluka Viali u tregua i gatshëm të blinte aksionet e këtij klubi, por negociatat dështuan në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"