E PAPRITUR/ “Bombë” nga Spanja: Presidenti i Barcelonës dorëzohet, jep dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 20:48

E PAPRITUR/ “Bombë” nga Spanja: Presidenti i Barcelonës dorëzohet, jep dorëheqjen

Josep Maria Bartomeu nuk është më president i Barcelonës. Kështu raportojnë mediat spanjolle sonte në mbrëmje, mes tyre “Diario Sport” se 57-vjeçari dhe bordi drejtuesi i klubit blaugrana nuk kanë vendosur të presin zgjedhjet të fillimit të muajit të ardhshëm, por kanë i hapur rrugë ndryshimeve në klub.
bartomeu-barcelona-voto

Edhe pse ditën e djeshme u raportua se Bartomeu dhe bordi drejtues vendosën të prisnin rezultatin e zgjedhjeve të brendshme për të vendosur më pas për të ardhmen, por presioni në rritje nga jashtë “Kamp Nout” prej tifozëve duket se e ka shtyrë Bartomeun të largohet nga drejtimi i Barcelonës.

Merkatoja e dobët, dështimet radhazi në Ligën e Kampioneve si dhe konflikti i hapur me Lionel Mesin në verë, të cilin nuk e la të largohej u bënë shkak të rritjes së pakënaqësisë dhe besimit ndaj tij.

Ky lajm vjen 24 orë para supersfidës që Barcelona luan ndaj Juventusit në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"