E PAPRITUR/ Bledar Devolli largohet nga Tirana: Erdha për të drejtuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 0:36

E PAPRITUR/ Bledar Devolli largohet nga Tirana: Erdha për të drejtuar…

Bledar Devolli largohet nga Tirana U-19. Një dorëheqje e papritur, për më tepër që vjen pas fitimit të Kupës së Shqipërisë dhe një ecurie fantastike në kampionatin e të rinjve, ku Tirana kryeson grupin A me 37 pikë në 16 ndeshje të luajtura.devv

“Dje pas ndeshjes në Shkodër kam dhënë dorëheqjen si trajner i Tirana U-19. Nuk ka lidhje humbja e parë që pësuam, pasi e lë ekipin në vend të parë me katër pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Arsyeja është thjesht personale. Erdha te Tirana me kushtin që në një të ardhme të afërt të drejtoja ekipin e parë.

Nuk ishte e thënë tani, pasi Egbo po ecën shumë mirë. I uroj suksese Tiranës dhe shpresoj të shpallet kampion si me ekipin e parë dhe ekipet e akademisë. Kjo ishte hera e parë që punoja me një ekip të rinjsh. I kam falënderuar djemtë, pasi më kanë ndjekur në çdo ide që kam pasur dhe mendoj se kam lënë një ekip U-19 me ide të qarta për futboll modern.BLEDARI

Pse ika? E pash të arsyeshme se nuk kisha më motiv të qëndroja. Klubi ka qenë korrekt sa i përket anës financiare, nuk kam asnjë problem. Do të shikoj për alternativa te tjetra për të ardhmen. Natyrisht synimi im është të drejtoj ekipe në Superiore. I kam dhënë provat, kështu që jam i hapur për çdo ofertë”, ka thënë trajneri gjirokastrit për “Panorama Sport”.

Në të kaluarën Devolli ka drejtuar Luftëtarin, Kamzën dhe Kastriotin, ndërsa në Kosovë klubin e KEK, ku dhe u shpall kampionë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"