E PAPRITUR/ Befasohet ekipi italian pak orë para ndeshjes, infektohen sërish me COVID-19 edhe dy lojtarë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 23:47

E PAPRITUR/ Befasohet ekipi italian pak orë para ndeshjes, infektohen sërish me COVID-19 edhe dy lojtarë të tjerë

Teksa po afron sfida me Interin në kampionat, Parma mëson se dy prej lojtarëve të saj janë infektuar për të dytën herë me koronavirus. Klubi i rajonit të Emilia-Romanjas bëri me dije se dy prej futbollistëve të saj rezultuan të infektuar me COVID-19 në tamponin e fundit.
parma
Situata paraqitet e pazakontë teksa brenda dy ditëve të fundit te Parma janë infektuar sërish me koronavirus 4 lojtarë. Pavarësisht rasteve të fundit, ekipi ka udhëtuar drejt “San Siros” për të zhvilluar sfidën me Interin.

Pas ndeshjes, e gjithë skuadra dhe stafi teknik do t’i nënshtrohen sërish analizave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"