E PAPRITUR/ “Ardian Ismajlin kishin planifikuar ta arrestonin”, babai i lojtarit: Në Aeroportin e Prishtinës i kërkuan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 0:20

E PAPRITUR/ “Ardian Ismajlin kishin planifikuar ta arrestonin”, babai i lojtarit: Në Aeroportin e Prishtinës i kërkuan…

Babai i futbollistit të Shqipërisë dhe Specias Ardian Ismajli ka zbuluar në rrjetet sociale se të birin kishin planifikuar ta arrestonin në aeroportin e Prishtinës teksa nuk kanë dashur që 23-vjeçari të niset nga ky destinacion drejt Italisë. 
ardian ismajli
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ilmi Ismajli shkruan se persona të caktuar i kërkuan të birit që ta kryente udhëtimin nga aeroporti i Tiranës dhe në rast të kundërshtimi do ta arrestonin, duke përdorur arsyen absurde se Ismajli luante për Shqipërinë dhe jo Kosovën.

Megjithatë, sipas tij, gjithçka shkoi pa probleme

Ismajli u prezantua sot si lojtari  më i ri Specias, ku firmosi për 3 vite.

Mesazhi i Ilmi Ismajlit

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.
Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.
Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij
E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.
Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.
Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.

Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.

ismajliii

ZYRTARE/ Klubi i ngjitur në Serinë A pret Ismajlin, prezantohet futbollisti i Shqipërisë

Ismajli mbërrin në Itali, ja kur pritet t’i nisë stërvitjen me ekipin e ri

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"