E PAPRITUR/ Alarm te Holanda, ylli i “tulipanëve” rrezikon të humbasë EURO 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 20:41

E PAPRITUR/ Alarm te Holanda, ylli i “tulipanëve” rrezikon të humbasë EURO 2020

Futbollisti i Lionit dhe Holandës Memfis Depai rrezikon seriozisht të mbyllë sot sezonin. Sipas mediave franceze, sulmuesi holandez dyshohet se ka këputur ligamentin kryesor të gjurit dhe nëse kjo konfirmohet, atëherë ai humbet minimalisht 6 muaj.

ed23e5b5e77f77b50166e4e5166ff861
Mjekët e klubit të Lionit pretendojnë se Depai ka dëmtuar ligamentin kryesor të gjurit. Drejtori sportiv i Lionit thekson se klubi po merr paraysh mundësinë që Depai të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Por kjo situatë nuk dëmton vetëm Lionin. Holanda nga ana tjetër duhet të marrë masat për të zëvendësuar Depain. “Tulipanët” do të marrin pjesë në kampionatin europian që nis në 12 qershor dhe pa Depajn titullar gjërat ndërlikohen.

25-vjeçari u dëmtua në sfidën e djeshme ndaj Rëne në kampionat duke lënë fushën në fillim të pjesës së dytë. |

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"