E PAPRITUR/ “Air Albania” pret një tjetër supersfidë të futbollit shqiptar, arrihet marrëveshja me FSHF-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 22:50

E PAPRITUR/ “Air Albania” pret një tjetër supersfidë të futbollit shqiptar, arrihet marrëveshja me FSHF-në

Stadiumi “Air Albania” do të presë një tjetër sfidë të rëndësishme të kampionatit shqiptar.

air-albania-1

Pas derbit të fundit Tirana-Partizani 2-1, në impiantin e ri të futbollit shqiptar do të zhvillohet sfida e 26 janarit (java e 19-ë) Kukësi-Partizani.

Vetë klubi verilindor komunikon në llogarinë e tij në “Instagram” se ka arritur marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit që supersfida me kampionët e Shqipërisë të luhet në “Air Albania”.

Duke qenë se po kryhen punime për stadiumin e ri dhe nuk mund të luajnë në shtëpi, Kukësi dëshiron që beteja me rivalët për titull Partizanin të jetë një reklamë shumë e mirë për kampionatin tonë. Dhe terreni më i mirë për ta mundësuar këtë gjë është stadiumi “Air Albania”.

Njoftimi i Kukësit:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"