E paprecedentë/ Skandal në Greqi, dy ish-lojtarët e Luftëtarit mbeten mes katër rrugëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 17:00

E paprecedentë/ Skandal në Greqi, dy ish-lojtarët e Luftëtarit mbeten mes katër rrugëve

Nga shiu ne breshër duket se kanë kaluar dy ish-lojtarët e Luftëtarit, Dimitris Kocionis dhe Maldin Ymeraj. Lojtarët u larguan për më mirë nga Luftëtari gjatë verës, në drejtim të skuadrës greke, Panahaiqi dhe tashmë janë të detyruar të qëndrojnë deri në janar pa luajtur.

ymeraj-luftetari

Kjo ka ndodhur sepse klubi nuk ka arritur të federoj lojtarët në kohë. Shkak për këtë është bërë një gabim njërëzor siç raporton vet klubi.

Por, ky justifikim duket shumë i pabazë dhe i paprecedentë, duke marrë parasysh se dhe një klub amator mund të bëjë dokumentacionin gati në kohën e duhur.

Koconis

Klubi ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë, por lojtarët tashmë janë të kondicionuar të mos luajnë deri në janar.

Nga burime në FSHF mësohet se klubi nga Patra ka bërë kërkesë për lejen e kalimit të lojtarëve vetëm gjatë muajit të kaluar, ndërsa ata kanë që në gusht që stërviten me Panahaiqinë.

pana

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"