E paprecedentë në historinë e klubit shqiptar, në rrezik përfaqësimi edhe me U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 17:04

E paprecedentë në historinë e klubit shqiptar, në rrezik përfaqësimi edhe me U-19

Luftëtari nuk ekziston për momentin dhe në qytetin e gurtë sundon pesimizmi dhe frika për një të ardhme më të errët.

Luftetari Oriku

Largimi i stafit teknik dhe lojtarëve ka bërë që “plaga të mahiset” dhe duket se po shkohet deri në rrezikun e përfaqësimit edhe në kampionatin e moshave. Largimi i lojtarëve të rinj në ekipe brenda dhe jashtë Qarkut të Gjirokastrës është një tjetër “kambanë alarmi”.

Një situatë e paprecedentë në historinë 90- vjeçare të Luftëtarit, një rrugë pa krye. Luftëtari sezonin e pritshëm pritet të përfaqësohet në garë deri te 17-vjeçarët, ndërsa ekipi i parë dhe U-19-a duket se do ta kenë të pamundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"