E PAPRECEDENTË/ Ndahet në dy “fronte” KOKSH-i, Bezhani dhe Bello thërrasin dy asamble

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 21:28

E PAPRECEDENTË/ Ndahet në dy “fronte” KOKSH-i, Bezhani dhe Bello thërrasin dy asamble

Komiteti Olimpik Shqiptar po shkon drejt degradimit dhe ndarjes përfundimtare.

KOKSH-640x345

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani dhe sekretari i po këtij organizmi Stavri Bello po thellojnë copëtimin e institucionit olimpik shqiptar.

Si pasojë e zhvillimeve të vitit të kaluar, ku Bezhani dhe Bello akuzuan njëri-tjetrin për shpërdorim të fondeve të KOKSH-it hapi i radhës e dërgon organin olimpik shqiptar në ndarjen në dy “fronte”. Pritet që në fillim të muajit të ardhshëm Bezhani në njërën anë dhe Bello me një komision të posaçëm në krahun tjetër të thërrasin dy asamble të KOKSH-it.

Një situatë e paprecedentë që dëmton jo vetëm imazhin sportiv, por dhe institucional të vendit. Presidenti Bezhani kërkon që Asambleja të miratojë ndryshime në Statutin e KOKSH-it, ndërsa sekretari Bello po kërkon shkarkimin e Bezhanit pasi ka deklaruar se janë mbledhur 2/3 firmave për mbajtjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH-it.

KOKSH-seminar-2017-Bello-Bezhani-Gjonaj

Kjo gjendje e nderë rrezikon dhe pjesëmarrjen e sportistëve shqiptarë në Lojërat Olimpike të Tokios për shkak të konflikteve të vazhdueshme personale dhe institucionale të KOKSH-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"