E PAPRECEDENTË/ Goditje me kokë ndaj kundërshtarit dhe 4 kartonë të kuq për “gjelat”, arbitri mbyll 15 minuta para fundit duelin Francë-Poloni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 19:28

E PAPRECEDENTË/ Goditje me kokë ndaj kundërshtarit dhe 4 kartonë të kuq për “gjelat”, arbitri mbyll 15 minuta para fundit duelin Francë-Poloni

Një situatë e paprecedentë, në kufijtë e çmendurisë është regjistruar në duelin e 18-vjeçarëve mes Francës dhe Polonisë e vlefshme për Turneun “Lafarge”. Katër futbollistë të Francës janë ndëshkuar me karton të kuq, duke bërë që ndeshja të mbyllet 15 minuta para fundit.

franca u18

Fillimisht ishin Housni dhe Belocian që u ndëshkuan në minutat 55 dhe 61, ndërsa më pas gjyqtari përjashtoi edhe Gomis e Bile në minutat 72 dhe 77.

Në minutën e 75-të, futbollisti Bile, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, goditi me kokë futbollistin polak, duke shkaktuar kaos të vërtetë. Arbitri me të drejtë e ndëshkoi me karton të kuq dhe më pas njoftoi mbylljen e parakohshme të sfidës, për shkak se Franca U-18 mbeti me 7 lojtarë. Për më tepër shikoni pamjet:

PANORAMAPSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"