Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:22
E PABESUESHME! Uzuni “hipnotizon” Dibalën, futbollisti shqiptar nxjerr “out” yllin e Juventusit (VIDEO)
Nuk ka qenë vetëm goli, por dhe dopio-driblimi që i ka bërë yllit të Juventusit Paulo Dibala. Myrto Uzuni ka treguar sot në mes të stadiumit të Juventusit se e pret një e ardhme e shkëlqyer nëse vazhdon të luajë me këto ritme.
Futbollisti i Shqipërisë arrin t’i kalojë topin me “ylber” yllit të “Zonjës së Vjetër” dhe më pas arrin ta mposhtë në duel shpejtësia Dibalën duke u shkëputur përpara. Argjentinasi mbetet pas dhe shikon galopimin e 25-vjeçarit.
Këto sekonda kanë ekzaltuar shqiptarët duke u befasuar me “vallëzimin” e Uzunit ndaj njërit prej lojtarëve më të mirë në botë.
UZUNI DRIBLON DIBALEN on Vidnews.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"