E pabesueshme: Shqipëria “peshkon” sërish Serbinë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2015 | 11:00

E pabesueshme: Shqipëria “peshkon” sërish Serbinë!

99999999999
Ndodh sërish, sado e pabesueshme që duket! Një tjetër përfaqësuese e Shqipërisë në futboll, ajo e grupmoshës U-17, do të ndeshet me Serbinë. Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i fazës eliminatore të Kampionatit Europian për ekipet kombëtare U-17 dhe Shqipëria është pozicionuar në grupin e katërt.

Kundërshtarë në këto eliminatore do të jenë Serbia, Italia dhe Maqedonia. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese do të zhvillohen në Itali, në datat 26, 28 dhe 31 tetor të vitit të ardhshëm. Dy nga këto skuadra, pikërisht Italia dhe Serbia, janë kualifikuar për në fazën “Elite Round” të edicionit aktual të Kampionatit Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"