E pabesueshme por e vërtetë, Uanda Nara fiton më shumë se Mauro Ikardi! Avokati: Ajo duhet studiuar në libra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2022 | 20:31

E pabesueshme por e vërtetë, Uanda Nara fiton më shumë se Mauro Ikardi! Avokati: Ajo duhet studiuar në libra

Mauro Ikardi është një futbollist shumë i njohur dhe luan në një nga klubet më të njohura të futbollit në botë ku lojtarët janë të mirëpaguar. Por pavarësisht kësaj, duket se partnerja e tij, Uanda Nara, e cila është njëkohësisht edhe menaxherja e futbollistit, fiton më shumë se ky i fundit.

uanda ikardi1

Avokati i njohur argjentinas, Mauricio D’Alesandro, ka zbuluar në një emision televiziv shifrat e marrëveshjes që ka arritur Uanda Nara me ish-bashkëshortin, Maksi Lopez, që tashmë duhet ta paguajë për rritjen e tre fëmijëve që kanë bashkë. Avokati ka treguar se dhe falë bizneseve që ka e kontratës që ka bërë me Ikardin, Uanda Nara ia kalon futbollistit të PSG sa u përket të ardhurave që siguron në muaj.

uanda ikardi

“Ajo është një shembull për t’u studiuar në libra. Mauro Ikardi duhet të paguhet rreth 500 mijë dollarë në muaj. Uanda Narës, e cila është e stërvitur mirë, duhet të përfitojë 250 mijë nga kjo shifër me akordet që ka me të. Këtyre i shtoni edhe 12500 eurot në muaj që do t’i paguajë nga tani e tutje Maksi Lopez dhe rezulton se edhe me kaq, Uanda Nara fiton më shumë se Ikardi në çdo muaj”, shpjegoi avokati, duke insistuar se edhe fitimet nga paraqitjet televizive, reklamat apo bizneset me kozmetikën që ka hapur në Argjentinë, i sjellin asaj fitime të tjera shumë të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"