E pabesueshme, por e vërtetë! Gjermania e dinte që në mëngjes se do të eliminohej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 0:01

E pabesueshme, por e vërtetë! Gjermania e dinte që në mëngjes se do të eliminohej

Gjermania i ka dhënë lamtumirën Botërorit 2022 edhe pse fitoi 4-2 ndaj Kosta Rikës, por me fitoren e Japonisë ndaj Spanjës që i mbylli qëndrimin në Katar 2022. Dëshpërim i madh për tifozët gjermanë, por në Federatën Gjermane të Futbollit të gjithë duket se ishin shumë të sigurt për një skenar të tillë.

nojer

Mediat gjermane kanë zbuluar që Federata kishte planifikuar udhëtimin e kthimit në Gjermani shumë orë para se të luheshin ndeshjet e kësaj të enjte.

“Bild” ka mësuar se ishte organizuar që më parë, se në orën 5:00 të mëngjesit të së premtes, një avion Airbus A330-300 me numër regjistri D-AIKQ do të nisej nga Frankfurti me destinacion Doha në Katar. Në orën 14:30, ekipi gjerman kishte të planifikuar udhëtimin me atë avion mbrapsht për në Gjermani.

Një plan i qartë që tregon se si Gjermania i kishte shuar të gjitha shpresat e saj për një vazhdim të mëtejshëm në turne që para fillimit të ndeshjeve të fundit në grupe, duke parashikuar ndoshta edhe surprizën e mundshme të japonezëve përballë Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"