E pabesueshme në Premier Ligë, Liverpuli dhe Çelsi arrijnë të njëjtat rezultate për 5 javët e para të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 14:03

E pabesueshme në Premier Ligë, Liverpuli dhe Çelsi arrijnë të njëjtat rezultate për 5 javët e para të kampionatit

Është e pabesueshme kjo që ka ndodhur në Premier Ligën angleze ku përfshin dy klube të mëdha si Çelsi dhe Liverpuli.

KLOP TUHEL

Të dyja skuadrat kanë arritur të kenë të njëjtin rezultat në çdo javë në këto 5 ndeshjet e para, përfshirë dhe ndeshjen e tyre direkte ku barazuan 1-1.

Diçka e pabesueshme për futbollin dhe sidomos atë anglez ku duket se Çelsi dhe Liverpuli nuk ndajnë vetëm renditjen me pikë të barabarta, por edhe golavarazhin njësoj.

Në javën e parë Liverpuli fitoi 3-0, edhe Çelsi po ashtu. Në javën e dytë Liverpuli triumfoi 2-0 edhe Çelsi me të njëjtin rezultat. Në javën e tretë Liverpuli barazoi 1-1, të njëjtën gjë bëri dhe Çelsi.

Në javën e katërt, skuadra e Jurgen Klopit arriti të merrte një sukses 3-0, po ashtu edhe Çelsi. Në javën e pestë, Liverpuli fitoi sërish 3-0, edhe blutë e Londrës sërish triumfuan me të njëjtin rezultat.

Java e parë –

Liverpuli fitoi 3-0

Çelsi fitoi 3-0

Java e dytë –

Liverpuli fitoi 2-0

Çelsi fitoi 2-0

Java e tretë –

Liverpuli barazoi 1-1

Çelsi barazoi 1-1

Java e katërt –

Liverpuli fitoi 3-0

Çelsi fitoi 3-0

Java e pestë –

Liverpuli fitoi 3-0

Çelsi fitoi 3-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"