E pabesueshme me pronarët e Milanit, shkarkojnë edhe trajnerin që u siguroi trofe dhe Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 0:07

E pabesueshme me pronarët e Milanit, shkarkojnë edhe trajnerin që u siguroi trofe dhe Europën

Nëse shkarkimi i Paolo Maldinit dhe Frederik Masaras nga pronarët e Milanit dukej i çuditshëm, ajo që po ndodh në Francë me klubin tjetër që zotëron kompania RedBird është ende më e pakuptueshme. Mediat franceze bëjnë të ditur se klubi ka vendosur që të shkarkojë trajnerin  e Tuluzë, edhe pse i ktheu në Ligën 1 vitin e kaluar dhe i çoi në Europë në edicionin aktual.

21991-Soccer-Logo-EmblemA.C.-Milan-HD-Wallpaper

Francezja “L’Equipe” bën të ditur se drejtuesit e klubit, kanë marrë vendimin që të shkarkojnë trajnerin Filip Mountanier, i cili ka qenë në drejtim gjatë gjithë kësaj kohe dhe ia doli që të siguronte pjesëmarrjen në Europë të skuadrës duke fituar Kupën e Francës.

Sipas të njëjtave burime, vendimi është marrë pasi skuadra e mbylli kampionatin në vendin e 13, ndërsa drejtuesit kishin si objektiv vendin e 10 ose 11. Si rrjedhojë, është vendosur që të largohet trajneri aktual dhe për momentin skuadra mund t’i besohet Karles Martinez Novel, i cili ishte pjesë e strukturave të klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"