“E pa e gjithë Shqipëria pse nuk luan Goxhaj”, flet Dovedan: Skuadra ishte e frikësuar pas golit të pësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 21:06

“E pa e gjithë Shqipëria pse nuk luan Goxhaj”, flet Dovedan: Skuadra ishte e frikësuar pas golit të pësuar

Bylisi barazoi 1-1 me Partizanin ditën e sotme në shtëpi, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare në “Adush Muça”.bandicam 2020-07-06 20-04-26-578

Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport” është shprehur se është i kënaqur me rezultatin e marrë ndaj Partizanit.

“Në fund jam shumë i kënaqur me rezultatin. Deri para golit të pësuar ishim shumë mirë dhe nuk kishim asnjë problem. Pas kësaj pashë që skuadra ishte më e frikësuar.

Ndryshe me Tiranën dhe Partizanin? Unë nuk e di se çfarë të them për këtë. Unë bëj punën time këtu, nuk mund të flas për këto gjëra.

E pa e gjithë Shqipëria pse nuk luan Goxhaj. Unë jam trajneri dhe e vendos unë kush e gjuan penalltinë.”, u shpreh Dovedan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"