E nisi sezonin me objektiva të mëdha, klubi historik francez rrëzohet në mënyrë surprizë në kategorinë e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 19:39

E nisi sezonin me objektiva të mëdha, klubi historik francez rrëzohet në mënyrë surprizë në kategorinë e tretë

Klubi francez i Bordos vazhdon të kalojë probleme të shumta. Pas rënies nga Liga 1, Komisioni i Kontrolleve ka vendosur që ta rrëzojë klubin në kategorinë e tretë.

bordo

Ky vendim ka ardhur si pasojë e probleme financiare që po has klubi, të cilat e kanë “mbërthyer” atë prej shumë kohësh.

Tani Bordo do ta nisë nga “National 1”, e cila është kategoria e tretë në Francë.

Kujtojmë që Bordo e nisi sezonin që lamë pas me objektiva të mëdha, duke bërë lëvizje të shumta në merkato dhe duke afruar në stol ish-trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç, por nuk shkoi më shumë se vendi i fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"