E nisi ndeshjen nga stoli, Mesi: Duhet të jemi më të fortë në mbrojtje, Barça s’varet nga unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2018 | 21:50

E nisi ndeshjen nga stoli, Mesi: Duhet të jemi më të fortë në mbrojtje, Barça s’varet nga unë

Barcelona po kalon një moment të vështirë për sa i takon rezultateve. Skuadra katalanase ka 3 ndeshje pa fituar, teksa kjo tingëllon absurde për këtë skuadër.

420597_TS_29-09-18_6597356249_

Në barazimin e sotëm ndaj Atletiko Bilbao, ylli i skuadrës, Liones Mesi e nisi ndeshjen e stoli, duke u hedhur në fushë në minutën e 55-të, teksa asistoi për golin e shënuar nga El Hadadi.

Në prononcimin pas ndeshjes, “pleshti” tregoi se skuadra ka disa probleme në mbrojtje që duhet të përmirësohen menjëherë. Gjithashtu ai ka deklaruar se Barcelona nuk duhet të varet vetëm nga një lojtar i vetëm.

“Nuk ka arsye përse të shqetësohemi sepse sezoni sapo ka filluar. Nuk i prisnim këto rezultatet e fundit, por në përballjen ndaj Athletic Bilbao krijuam shumë raste për të fituar, por nuk mundëm dot. Duhet të jemi më të fortë në mbrojtje. Kemi ardhur nga një vit që ishte shumë e vështirë për të na shënuar, e ndërsa tani po japim vetëm minimumin. Kemi një skuadër të fortë, të shkëlqyer kështu që ne nuk varemi nga asnjë person. Kjo gjë ndodhë gjithmonë te Barcelona, skuadra nuk varet nga një lojtar i vetëm”, u shpreh Mesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"