“E nisëm lojën ashtu siç duhet”, Arapi pas barazimit me Laçin: Vazhdojmë të pësojmë shumë lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 17:03

“E nisëm lojën ashtu siç duhet”, Arapi pas barazimit me Laçin: Vazhdojmë të pësojmë shumë lehtë

Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Laçit dhe humbi shansin për të shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin “Gol Pas Goli”, trajneri i durrsakëve, Renato Arapi, dha opinionin e tij për këtë takim.

bandicam 2022-04-13 16-58-01-669

“E nisëm lojën siç duhet. Shënuam shumë shpejt. Ai ishte objektivi ynë. Pas golit të pësuar na mungoi dhe fati. Vazhdon që ne të pësojmë shumë lehtë. Për ekipin jam i kënaqur. Humbën një shans për të shkuar në finale, por duhet të shohim përpara.

Patëm momente të mira me Loerencon, por nuk ia dolëm dot.

Do punojmë nga ana psikologjike. Çështja e besimit është shumë e rëndësishme. Me këtë që treguam sot, mund të bëjmë dhe më mirë.

Rrezikuam pak, por nëse nuk e bën nuk mund të arrish diçka. Për sa i përket klasifikimit, është moment i vështirë, por me këta lojtar kam besim se mund t’ia dalim”, u shpreh Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"