“E nisa me karate dhe futboll”, Erkand Qerimaj rrëfehet për “Panorama TV”: Duhet më shumë mbështetje nga shteti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 18:06

“E nisa me karate dhe futboll”, Erkand Qerimaj rrëfehet për “Panorama TV”: Duhet më shumë mbështetje nga shteti

Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Në një rrëfim mjaft të veçantë, kampioni shqiptar ka treguar se si ka filluar gjithçka në sportin e shtangës, për të përfunduar te medaljet ndërkombëtare dhe nderimet brenda e jashtë vendit.

bandicam 2023-02-03 16-37-47-436

“Kam provuar karate dhe futboll, pastaj peshëngritjen. Duke qenë fëmijë i lëvizshëm, prindërit më bënë të provoja shumë sporte dhe në fund zgjodha peshëngritjen se panë që kisha talent dhe vazhdova. Në vitin 1997 në Shkodër, aty e kam filluar sportin në moshën 9-vjeçare dhe rezultatet e para ishin në Nicë të Francës në vitin 2002 kur u shpalla kampion Europe për moshat deri në 14 vjeç dhe pastaj kam marrë vazhdimisht medalje.

Prindërit nuk është se e kishim me shumë qejf meqë ishte një sporti i rëndë, por më kanë mbështetur dhe më kanë qëndruar shumë afër.

Ka qenë e vështirë, por edhe pjesë e bukur se nuk është se më çuan në sport për t’u bërë kampion por më larguan nga rruga për të investuar për shëndetin. Nuk kisha presion, thjesht ambiciet e mia për të arritur rezultat. Vështirësia ishte pjesë e lojës, thjesht si fëmijë, pasi në atë moshë e përjeton sportin në formën e lojës dhe duke u zbavitur e qenë ambicioz për të qenë më i miri fillimisht në palestër, pastaj në Shqipëri, në Europë dhe në botë.

Ka qenë sakrificë, se një sportist për t’u marrë më sport duhet të ushqehet mirë, të ketë kushte të mira, dhe këtë e marrin përsipër prindërit. Prindërit e mi e kanë plotësuar këtë pjesë që unë të jem i qetë dhe me vullnet e stërvitje, ua kam dëshmuar që dëshiroja të bëja sport dhe arrija rezultate.

Të marrësh 20 vjet medalje, janë mbi 25 medalje ndërkombëtare, aktivitete të rëndësishme dhe është rrugëtim i vështirë, por edhe i bukur se kemi parë shumë vend të botës. Jeta sportive është e bukur, por edhe e vështirë normalisht.

Nga shteti duhet më tepër suport, është e vërtetë që janë rritur shpërblimet, por duhet suport për të mbërritur deri të rezultati. Sepse në momentin që ti mbërrin te një titull, merr shpërblimin e të gjitha. Por rrugëtimi që të shkosh deri atje është shumë i gjatë e i vështirë, kërkon sakrificën e sportistit e familjes, të gjithë bashkë. Por kur do e ke vullnet, e arrin”, tha ndër të tjera Qerimaj në intervistën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"