“E ngrita nga hiçi dhe shkuam deri në futbollit profesionit”, trajneri i klubit juglindor largohet pas 7 vitesh: Çdo cikël e ka një fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 20:14

“E ngrita nga hiçi dhe shkuam deri në futbollit profesionit”, trajneri i klubit juglindor largohet pas 7 vitesh: Çdo cikël e ka një fund

Egli Malësija nuk do të jetë më trajner i Maliqit. 35-vjeçari i dha fund një cikli 7-vjeçar me skuadrën juglindore, të cilën e ngriti nga hiçi, teksa sezonin e kaluar shkruan historinë, duke milituar për herë të parë në Kategorinë e Parë.

Egli5

Nëpërmjet një statusi falenderues në rrjetin social “Facebook”, Malësija ka shprehur mirënjohje dhe ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët, në këtë aventurë të mrekullueshme.

STATUSTI I PLOTË I EGLI MALËSISË:

Nga sot nuk do të jem trajner i K.F . Maliqit!

Falenderoj Kryetarin e Bashkisë për besimin dhe mbështetjen e dhënë në gjithë vitet që unë drejtova ekipin! (Gëzim Topçiu )

Mirënjohje për të gjithë ata që pranuan të punonin me mua duke luftuar për ta ngjitur sa më lart ekipin!

Respekt dhe mirënjohje për cdo tifoz që na mbeshteti në ditë të mira dhe të këqija!

Falenderim edhe për cdo lojtar që pranoi të bëhej pjesë e rrugetimit tim duke i uruar suksese secilit në vecanti!

Largohem nga ekipi duke realizuar abjektivin madhor sic ishte ngjitja ne kategorinë e pare dhe me dëshirën se cdo koleg që do të vijë në vazhdim do e ngjitë sa më lart.

Keqardhje për largimin tim sepse ekipin e ngrita nga hiçi dhe shkoi deri në futbollin profesionist por cdo cikël e ka një fund!

EGLI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"