”E nënvlerësuam Skënderbeun”, Martini: E keni thënë ju që jemi pretendentë, fjala ‘titull’ nuk është e huaj për lojtarët e mi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 19:25

”E nënvlerësuam Skënderbeun”, Martini: E keni thënë ju që jemi pretendentë, fjala ‘titull’ nuk është e huaj për lojtarët e mi

Trajneri i Teutës Edi Martini pranoi se ekipi i tij e nënvlerësoi në fushë Skënderbeun duke u bërë nervozë pas barazimit 1-1 nervozë në lojë. Për emisionin “Gol pas goli”, Martini theksoi se durrsakët janë pretendëntë për titull, pasi kanë mundur Tiranën kampione 3 herë. Fjala “titull” për lojtarët e tij nuk ëshë diçka e panjohur.
7f7652ef-f5af-4d46-9eca-dc38d200ff5e

Ndeshja – Humbëm shumë raste, ishim më nervozë në pjesën e dytë. Gjithsesi, mendoj këto ndeshje janë për të marrë pikë. Humbëm shumë raste, kam besim se ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi. Kemi humbur 4 raste shënimi në pjesën e parë, po të jepej penalltia shkonim 2-0. Nuk dua të justifikohem, por të shikojmë të rregullojmë gjërat për të ardhmen. Më duket se ishim të sigurtë që do fitonim. Ramë në vetkënaqësi. Kur nuk shënon dhe pëson. Pas pësimit të golit, u bëmë nervozë, na bëri të mos jemi aty ku duhet. Pjesa e fundit e lojës, e kishim nënvlerësuar pak, qarkullonim vazhdimisht topin.

Teuta pretendente për titull – E keni thënë që jemi për titull. E kanë thënë dhe specialistët. Tiranën e kemi mundur 3 herë vjet. Nuk e kemi thënë artificialisht. Fjala kampion nuk është ndonjë gjë e madhe për ta. Lojtarët janë me eksperiencë”, deklaroi pas ndeshjes me Skënderbeun Edi Martini.

Ndërhyrja e Bicajt ndaj Bregut – Çfarë të them?! Janë gabime që bëjnë arbitrat. Nuk dua ta justifikoj ekipin tim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"