E ndoqi nga afër me Kombëtaren, Arsenali ka gati 40 milionë euro për lojtarin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 18:06

E ndoqi nga afër me Kombëtaren, Arsenali ka gati 40 milionë euro për lojtarin e Juves

Edhe pse Merih Demiral nuk po merr shumë minuta te Juventusi, nëpërmjet ndeshjeve të Kombëtares turke, ka rënë në sytë e skuadrave të mëdha.

Merih-Demiral-Juventus

Përveç Milanit janë dhe dy klube angleze që e ndjekin, qendërmbrojtësin e ri të bardheznijve.

Siç raporton “Guardian”, në ndeshjen mes Turqisë dhe Islandës, në stadium ishin emisarë të Arsenalit dhe Junajtid, që ndoqën nga afër Demiralin.

Demiral.Turchia.2018.750x450

Arsenali duket se është bindur dhe tashmë është gati të japë plot 40 milionë euro për turkun, në mënyrë që ta rrëmbejë përpara konkurrentëve.

Tashmë mbetet të shihet nëse Juventusi është gati të shesë një nga mbrojtësit më premtues të së ardhmes.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"