E ndoqën Sitin në transfertën e vështirë në Ligën e Kampionëve, Guardiola shpërblen 114 tifozët

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 16:50

Bota Premier Liga Të fundit

E ndoqën Sitin në transfertën e vështirë në Ligën e Kampionëve, Guardiola shpërblen 114 tifozët

Mançester Siti mposhti në transfertë me rezultatin 3-0 Shaktar Donjetskun në shtator, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.guardiola

Një ndeshje shumë e vështirë për të besuarit e Guardiolës, të cilët e kaluan me sukses atë transfertë në Ukrainë.

Në mbështetje të anglezëve në atë ndeshje, ishin të pranishëm 114 tifozë të cilët udhëtuan në drejtim të Ukrainës, për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës.

Pikërisht për këtë sakrificë të bërë, tekniku Guardiola ka menduar të shpërblejë të gjithë tifozët që ndoqën ekipin e tyre.4862542_1429_lettera_guardiola1

Tekniku spanjoll iu ka dërguar të 114 tifozëve nga një letër, ku i ka falënderuar për përkrahjen që iu dhanë, dhe iu ka ofruar atyre një biletë falas për ndeshjen e kthimit ndaj Shaktarit, në datën 26 nëntor.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com