“E ndihmova të blinte unazën për të fejuarën”/ Lei Kraja habit me deklaratat për ish-partnerin: Kemi dalë shumë shpesh dhe e ka…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 13:54

“E ndihmova të blinte unazën për të fejuarën”/ Lei Kraja habit me deklaratat për ish-partnerin: Kemi dalë shumë shpesh dhe e ka…

Moderatorja e sportit, Lei kraja ka zbuluar një detaj që askush nuk e dinte për jetën e saj personale. Zeshkanja seksi foli për ish-partnerin e saj tek “Ditë pas Dite”, ku zbuloi se sot ata janë miq të mirë me njëri-tjetrin.

lei kraja (2)

Por përveç kësaj, ish i dashuri i moderatores është fejuar dhe ka qenë vetë Lei ajo që e ka ndihmuar të zjedhë unëzën me të cilën do t’ i propozonte vajzës tjetër.

Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij. Është një gjë mëse normale, sepse e kam kaluar atë fazë, e kam kaluar atë ndjenjë.

E fejuara e tij është e lumtur që ai më ka shoqe, sepse kemi dalë shumë shpesh dhe e ka pak a shumë të qartë. E ka larguar le të themi atë ndjenjën”,- deklaroi Kraja.

lei kraja (8)

Moderatorja është shumë e hapur dhe i përgjigjet të gjitha pyetjeve të ndjekësve në Instagram, madje edhe atyre që janë ofenduese.

Disa javë më parë, një ndjekëse i shkroi: “Vallaj nuk më dukesh naj far lloj bukurie aq sa për me dal në televizion. Më dukesh shumë mëse normale vajzë”. Lei ia ktheu: “Dhe çuditërisht qenka një profil fallco”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

lei kraja (10)lei kraja (9)lei kraja (7)lei kraja hygerta sako (1)lei kraja hygerta sako (4)lei kraja (6)lei kraja (5)lei kraja fjoralba ponari (18)lei kraja fjoralba ponari (15)lei kraja fjoralba ponari (14)lei kraja fjoralba ponari (13)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"