E mundi me KO para 19 viteve, Tajson në kërkim të hakmarrjes së vjetër. Ja skenari i mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2021 | 16:15

E mundi me KO para 19 viteve, Tajson në kërkim të hakmarrjes së vjetër. Ja skenari i mundshëm

Edhe pse në moshën 54 vjeç Majk Tajson nuk ka ndërmend të ndalet. Siç raportohet, Tajson për “TMZ Sports” u shpreh me fjalë: “unë do të ndeshem kundër Lenoks Luis në shtator”.

tajson

Luis cilësohet si ndër boksierat më të mirë të në historinë e boksit, ku ka mbajtur titullin e peshave të rënda për një kohë të gjatë në vitet e karrierës 1989-2003. Gjithashtu Luis, tani më 55 vjeç, mposhti rivalin e tij Tajson në vitin 2002 më një nokaut në raundin e tetë, duke arritur një ndër fitoret më të mëdha në karrierën e tij.

Kjo mund te jetë një hakmarrje e Tajson ndaj Luis, teksa eventi pritet me interes të madh dhe parashikohen fitime marramendëse. Për momentin gjithçka ka mbetur si hipotezë, por deklarata e Tajson ka ngritur peshë fansat e boksit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"