“E merituam Superioren, nuk vodhëm asgjë”, Mërgjyshi: Ja e vërteta e konfliktit me Gjylën gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 21:53

“E merituam Superioren, nuk vodhëm asgjë”, Mërgjyshi: Ja e vërteta e konfliktit me Gjylën gjatë ndeshjes

Apolonia me fitoren e marrë ditën e sotme ndaj Lushnjës në derbi 2-1, ka siguruar edhe matematikisht ngjitjes në Kategorinë Superiore.mergjyshi

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i fierakëve, Artan Mërgjyshi është shprehur se skuadra e tij e ka merituar këtë ngjitje duke shtuar se nuk kanë vjedhur asgjë. Gjithashtu ai ka sqaruar edhe konfliktin në distancë me trajnerin e Lushnjës, Ilir Gjyla.

“Kishim punuar shumë për këtë ndeshje dhe mezi e kishim pritur. Ishte një rival që duhej respektuar për garën që kishte bërë gjatë gjithë sezonit. Kishte shumë ankesa ndaj nesh dhe sot e treguam se jemi me meritë këtu, nuk kemi vjedhur asgjë. Treguam që jemi shumë superior, ndaj një kundërshtari që e kemi dominuar nga fillimi deri në fund. Në dy ndeshjet e radhës do përgatitemi për finalen e madhe ndaj Kastriotit.

Konflikt në distancë me Gjylën? Më vjen keq që ndodhin të tilla situata. Ne jemi kolegë dhe e thashë që duhet respektuar për punën  e bërë. Kur ka ardhur në Fier unë i kam respektuar të gjithë dhe pres të njëjtin respekt edhe kur jam si mik. Unë kam të drejtën time të flas me gjyqtarin, por nuk kam asnjë arsye që nga pankina e kundërshtarit të marr etiketime të ndryshme. Më erdhi shumë keq që ja ktheva, pasi unë i respektoj gjithmonë kolegët. Gjyla ka shumë ankesa, por ata para 2 vitesh u futën në Superiore me meritë siç u futëm ne këtë sezon.”, u shpreh Mërgjyshi për “Rtsh Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"