“E merituam fitoren ndaj Tiranës”, Jasir Asani: Derbi i fundit me fanellën e Partizanit? Për të ardhmen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:45

“E merituam fitoren ndaj Tiranës”, Jasir Asani: Derbi i fundit me fanellën e Partizanit? Për të ardhmen…

Jasir Asani është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e Partizanit në derbi, teksa pas përfundimit të sfidës, për mediat u shpreh:

jasir asani 1

“Nga fillimi i ndeshje u futëm për të marrë fitoren. Kemi një ekip shumë të mirë dhe besoj se fitoren e merituam. Kemi krijuar shumë dhe në fund ia dolëm.

Partizani është anti-Vllaznia? Nuk duhet të shikojmë vetëm Vllazninë. Nëse i marrim ndeshjet një nga një, atëherë nuk do të kemi probleme as me Vllazninë as me një tjetër.

Kartoni i kuq  Bardhit? Për mendimin tim nuk ishte fare. Por tani ato ndodhën, edhe arbitri gabion. Tirana e meritoi kartonin. Unë mendoj se jemi përforcuar. Në sulm kemi lojtarë të mirë dhe kryesore është që secili të japë maksimumin për të  bërë më mirë. Derbi i fundit? Nuk mund të them asgjë deri tani, pasi të ardhmen time e ka në dorë klubi, por nuk besoj se ky ishte derbi i fundit.”, tha Asani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"