“E merituam fitoren”, Mërgjyshi pas triumfit të Vorës në finale: Krijuam një skuadër model

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 9:20

“E merituam fitoren”, Mërgjyshi pas triumfit të Vorës në finale: Krijuam një skuadër model

Artan Mërgjyshi është i lumtur që më në fund skuadra e tij e ka mbyllur sezonin me titullin kampion të Kategorisë së Dytë, duke arritur çdo objektiv që kishte vendosur klubi në fillimin e sezonit.

mergjyshi

“Është një sukses i merituar për të gjithë këta djem, që kanë bërë një punë të kënaqshme gjatë gjithë vitit. Por, gjithashtu një mirënjohje shkon edhe për drejtuesit tanë, stafin, bashkinë dhe presidencën, që nuk kanë lënë asnjë moment pa na mbështetur në këtë rrugëtim që e kurorëzuam me mjaft sukses. Kjo ishte dhe arma kryesore e suksesit të Vorës, ndërtimi i një ekipi që të arrinte këto suksese.

Ishte sigurisht e gjithë dëshira jonë për ta kurorëzuar sezonin në këtë mënyrë. Ndeshja me Elbasanin pati vështirësitë e veta, por në fund e merituam fitoren. Normalisht që jam i kënaqur me lojtarët”, ka thënë Mërgjyshi pas ndeshjes për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"