“E merituam fitoren”, Daja: Do jemi faktorë në kampionat, ja ku e shoh Skënderbeun në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 18:24

“E merituam fitoren”, Daja: Do jemi faktorë në kampionat, ja ku e shoh Skënderbeun në renditje

Skënderbeu triumfoi ndaj Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, u shpreh tepër i lumtur me pikët e marra teksa deklaroi se bardhekutë do të synojnë të jenë në pjesën e sipërme të renditjes.

bandicam 2019-09-21 18-20-26-068

Fitorja- “Na kënaq fitorja, sepse morëm një 3 pikësh karshi Teutës që nuk njihte humbje. Na kënaq fakti që nuk pësuam gol, ishim më të konsoliduar në mbrojtje. Kishim shumë raste para portës. Do të thotë që sot e merituam 3 pikëshin.

Rastet e humbura- Goli i dytë do ti jepte qetësi të madhe ekipit. Vuajtëm, por shkuam drejt fitores.

Sa iu pëlqen Skënderbeu? Besoj që kemi marrë maksimumin me problematikat që kemi pasur. Kemi kohën e duhur tashmë. Muzaka do të jetë forcë e shtuar, javës tjetër. Kemi kohën e duhur për të minimizuar problemet. Duhet të shtojmë më shumë finalizimin para portës.

Ndeshje me oshilacione- Nuk është më ai Skënderbeu që i jepte tonin kampionatit shqiptar. Problematikat dhe oshilacionet do të jenë prezentë, deri sa të konsolidojmë manovrën.

 A janë zgjidhur problemet? Koha qe kemi pasur në dispozicion ka qenë e mjaftueshme. Pjesa që na ka munduar ka qenë dëmtimi i lojtarëve titullarë. Nuk i kemi pasur në seancat stërvitore. Këto ndikojnë te oshilacionet brenda lojës. Me ardhjen e lojtarëve me eksperiencë, besoj që do jemi faktorë në kampionatin shqiptar. Mendoj se do jemi te pjesa e sipërme e renditjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"