“E meritoi vendin e titullarit”, trajneri i Parmës i thur elozhe Dermakut: Ja pse u largua nga fusha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 16:29

“E meritoi vendin e titullarit”, trajneri i Parmës i thur elozhe Dermakut: Ja pse u largua nga fusha…

Parma mposhti Xhenoan me rezultatin 5-1 ditën e djeshme duke konfirmuar edhe njëherë formën e mirë në Serinë A. Me skuadrën italiane debutoi edhe mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, i cili bëri një paraqitje të kënaqshme duke zëvendësuar denjësisht portugezin Bruno Alvesh.

maxresdefault

Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i Parmës, Roberto D’Aversa nuk i kurseu elozhet për shqiptarin, teksa deklaroi se Dermaku e meritoi plotësisht vendin e titullarit.

Dermaku-Pandev

“Humbja e 2 lojtarëve si Ingleze dhe Bruno Alvesh na trishton, por Dermaku dhe Kornelius e meritonin pasi djemtë kanë treguar se duan rezultat me çdo kusht. Duhet të dimë të menaxhojmë dhe të kemi një ekuilibër si në rastin kur fitojmë, ashtu edhe kur nuk kemi rezultat. Me Dermakun doja më shumë ekuilibër, u largua nga ngërçi”, u shpreh trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"