“E mendoja më keq fizikisht skuadrën”, Shpëtim Duro: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2021 | 15:43

“E mendoja më keq fizikisht skuadrën”, Shpëtim Duro: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Tiranës

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes në shtëpi ndaj Tiranës. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Duro deklaroi:

Duro Shpetim

“Më vjen keq, të paktën mos humbisnim, duke patur parasysh lojën. E kishim më në kontroll, e kisha frik ngarkesën dhe lodhjen, por nuk u duk shumë. Kemi gabuar në momente të veçanta, te golat. Edhe goli i dytë ishte një gabim i lojtarëve tanë. Tirana i shfrytëzoi dhe ia arriti qëllimit.

Nuabueze është e vështirë, u bë kohë e gjatë që luaj pa të. Harmon ishte konfuz në veprime. Nuk arritëm të rrezikonim seriozisht edhe për meritë të Tiranës. Duhet të marrim frymë lirisht pas asaj humbjeje, më pas të shikojmë kur të fillojë kampionati.

Herën e parë ndërrova Selmanin sepse mori karton të verdhë dhe kisha frikë. Aktivizova Kërçikun në të djathtë, për t’i dhënë më shumë përparësi veprimeve sulmuese të Markut.

Ignjatoviç ishte zgjidhje teknike. Ndeshja e Kupës ishte shumë shpejt, dashje pa dashje ka ndikime. Nga ana fizike e mendoja më keq skuadrën, por e përballoi shumë mirë rritmini e lojës, kishim përballë një skuadër kampione që ka lojtarë cilësorë.

Kupa është histori tjetër, me Kupën takohemi më 14 prill. Kjo është një humbje kampionati, jemi aty, do të luftojmë deri në fund të kampionatit.

Unë u çudita që specialistët e gjykimit që janë ustallarë, njëri thotë ndryshe, tjetri ndryshe”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"