E mbylli me Egnatian/ Ramadani gati t’i japë fund papunësisë, arrin akordin me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2022 | 14:30


E mbylli me Egnatian/ Ramadani gati t’i japë fund papunësisë, arrin akordin me skuadrën e…

Pasi e mbylli me Egnatian, Zekerija Ramadani është gati të nisë një aventurë të re.

ramadani

Trajneri 44-vjeçar ka arritur akordin me skuadrën e Gjilanit, ku zyrtarizimi është çështje ditësh.

Shkupjani do të rikthehet sërish në Superligën e Kosovës, aty ku ka kujtime të bukura.

Në Kosovë, Ramadani është shpallur tre herë kampion, me Trepça ’89 në sezonin 2016/2017, me Feronikelin në sezonin 2018/2019 dhe me Prishtinën në sezonin 2020/2021.

44-vjeçari mori në drejtim ekipin e Egnatias në dhjetor të 2021, ku në 28 ndeshje në total me rrogozhinasit koleksionoi 7 fitore, 7 barazime dhe 14 humbje, teksa arriti dhe të mbijetonte në Superiore ku diskutoi finalen e “Play-Out”-it ndaj Korabit, me Egnatian që triumfoi me rezultatin 2-0.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL