“E mbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme”, debutuesi Xheka: Ja çfarë duhet të bëjmë që ta shohim Kastriotin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 15:37


“E mbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme”, debutuesi Xheka: Ja çfarë duhet të bëjmë që ta shohim Kastriotin kampion

Kastrioti mbylli me sukses pjesën e parë të sezonit dhe tashmë lojtarët janë pushim. Stafi teknik ka vendosur që ekipi të mblidhet më 6 janar, ndërkohë që tani po shohin kërkesat nga lojtarë të ndryshëm.laurenc-xheka

Laurenc Xheka debutoi këtë sezon në Kategorinë e Parë me Kastriotin. Mesfushori 19- vjeçar është aktivizuar në shumë ndeshje titullar, por edhe si zëvendësues. Për gazetën, Xheka shprehet: “Pjesa e parë e sezonit u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse nuk e nisëm mirë. Me kalimin e javëve, përmirësimi ishte i dukshëm në lojë dhe në rezultate.

Kemi krijuar një diferencë pikësh me ndjekësit për meritën tonë dhe tani ndihemi të qetë për arritjen e objektivit. Edhe për mua personalisht kjo pjesë e parë ka qenë e mirë. Duam të kemi vazhdimësi dhe të ruajmë edhe pjesën tjetër të sezonit për t’u shpallur kampionë në fund, duke u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Shpresoj ta ndihmoj sa më shumë skuadrën.

Kalimi nga grupmoshat në ekipin e parë, për të gjithë të rinjtë është i vështirë, por kam gjetur djem shumë të mirë që gjithmonë më kanë qëndruar pranë, prandaj përshtatja ime me ekipin është bërë më e lehtë. Dua të vazhdoj të marr më shumë minuta dhe të rritem më shumë në aspektin personal”.

Bujar Balliu




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com