“E mbajta premtimin që dhashë”, Ibrahimoviç: Raiola do më kishte thënë të luaja edhe 10 vite e vidhnim më shumë para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 22:54

“E mbajta premtimin që dhashë”, Ibrahimoviç: Raiola do më kishte thënë të luaja edhe 10 vite e vidhnim më shumë para

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë një nga më të lumturit për fitoren e titullit kampion nga Milani. Sulmuesi suedez ka deklaruar sot pas sfidës se e ka mbajtur premtimin që kishte dhënë kur u kthye te kuqezinjtë dy vite më parë, ndërsa ia kushtoi titullin Mino Raiolës, ish-menaxherit të tij që u nda nga jeta pak javë më parë.

bandicam 2022-05-22 20-32-13-898

“Hera e fundit që fitoi Milani titullin ishte 11 vite më parë dhe isha unë. Fitoi përsëri dhe ja ku jam…” e nisi ai intervistën e tij për “Sky Sport”. “Kam ardhur dy vite e gjysmë më parë dhe kam bërë një premtim. E mbajta. Dëshiroja të riktheja Milanin aty ku duhej të ishte, shumë qeshnin, shumë nuk e besoni, i bëra të kuptonte skuadrës se çfarë janë sakrificat. E bëra edhe trajnerin të kuptonte se mund të fitonim titullin dhe e fituam.

Trofeu i parë pa Raiolën? Ia kushtoj atij. Ishte një prej atyre që dëshironte të më shihte te Milani, më tha që mund ta shpëtoja dhe ta ktheja këtu, ndaj ia kushtoj atij, Mino do të më kishte këshilluar që të luaja edhe 10 vite të tjera dhe të vidhja më shumë para. Çfarë do të bëj? Duhet të jem mirë, të shohim. Kur jam mirë, i shëndetshëm, mund të shoh se si jam dhe nga aty mund të bëj një zgjedhje. Kur jam në fushë bëj diferencën, nuk shoh një Ibra tjetër.

Ka ndryshime të mëdha me 11 vite më parë. Ishte gjithçka ndrushë, aty ishin 11 kampionë që kanë fituar gjithçka. Nëse hyje në fushë e nuk bëje mirë, ishte një kampion tjetër. Këtu kanë ardhur lojtarë që nuk ishin mirë në vende të tjera, të rinj, i treguam se çfarë është Milani. Pastaj duhet të bësh rezultat… përndryshe nuk duhet të jesh te Milani. Është një kënaqësi më e madhe, një histori tjetër’, tha Ibrahimoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"