E lë në stol, Alegri: Nuk jam “qeni” i Dibalës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 11:19

E lë në stol, Alegri: Nuk jam “qeni” i Dibalës

Pas fitores me Napolin dhe barazimit me Interin, Masimiliano Alegri kërkon një skuadër sa më të karikuar në Bolonja për t’i bërë presion në distancë Romës, në supersfidën e javës së ardhshme. Natyrisht që duke parë disfatën e Interit dhe fitoren e Napolit, trajneri i Juventusit kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të ngjitur një tjetër shkallë në renditje dhe për këtë arsye karikon futbollistët e tij.

alegri dibala

Madje, ai ka gjetur edhe “viktimën” e duhur për t’ua bërë të qartë të gjithëve se me atë asnjë nuk e ka vendin e sigurt duke lënë për të dytën ndeshje me radhë jashtë titullarëve Paulo Dibalën.

Alegri, si po stërvitet Dibala? Fjalët e Nedvedit ishin të duhurat?

Nuk do të flisja për kritikat, por për këshilla. Nedved është nga ata që ka luajtur dhe ka fituar “diçka” këtu… Por mos harrojmë që Paulo është gjithmonë ai djaloshi 24-vjeçar që duhet të rritet. Po kalon një moment, në të cilin nuk po përjeton një formë të mirë, ka pak që nuk shënon, por thjesht duhet të qëndrojë i qetë. E njëjta gjë i ndodhi Higuainit, Manxukiçit, Aleks Sandros. Duhet vetëm të stërvitet, por nuk ka një çështje “Dibala” në skuadër.

Me Bolonjën do të jetë titullar?

E vështirë që të jetë. Detyra ime është që të hedh në fushë ata që janë në gjendjen më të mirë fizike. Pastaj nuk e kuptoj pse qenka kaq tragjike që nuk luan Dibala. Në të kaluarën kanë pranuar pankinën edhe kampionë të tjerë si Pirlo, Pogba e Vidal. Ai thjesht duhet të jetë gati në çdo kohë dhe të shoh te ai dëshirën për të luftuar gjithmonë. Të tilla debate nuk më pëlqejnë aspak, madje më bëjnë nervoz.

Alegri finale 2017

Dibala ka vetëm një problem fizik apo edhe diçka që shkon përtej kësaj duke qenë se së fundmi është përmendur shumë edhe jeta e tij private?

Le të themi se Paulo i ka mësuar të gjithë pak si keq duke qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes me gola dhe paraqitje fantastike. Pastaj, ka qenë një periudhë e ngjeshur, kur në mes të detyrave në klub hyri edhe kombëtarja. Për sa i përket jetës private, nuk di çfarë t’iu them. Unë nuk jam “qeni roje” i Dibalës dhe detyra ime është që të gaboj sa më pak me formacionin që hedh në fushë për Juventusin.

Çfarë ndeshje do të jetë në Bolonja?

Në Bolonja, për Juventusin, është gjithmonë e vështirë. Duhet të bëjmë një ndeshje solide, teknike, agresive dhe taktike, përndryshe do të hedhim në erë gjithçka të mirë që bëmë me Napolin dhe me Interin.

Dëmtimet nuk mungojnë dhe madje vazhdojnë të shtohen duke parë së fundmi edhe Kuadradon…

Është një situatë disi e çuditshme sepse nuk arrijmë që të kemi një javë të qetë. Gjithsesi, Kuadrado do të jetë në dispozicion për sfidën me Romën, edhe Kielini. Lihshtajner dhe Bufon gjithashtu po rikuperojnë mirë, ndërsa Pjaniç do të jetë titullar.

Alegri Juventus

Në mungesë të Kuadrados, kush është favorit mes Duglas Kostës dhe Bernardeskit?

Të gjithë është e pamundur që të luajnë dhe pa Kuadradon më mungon një lojtar i rëndë- sishëm në repartin ofensiv.

Po Markizion kur do ta shohim titullar?

Ndoshta edhe që në Bolonja, por kjo do të varet nga zgjedhje ime, nëse do të vendos për një mesfushë me dy apo me tre lojtarë.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"