“E lash Kukësin me trofe dhe e solla sërish”, Gjoka: Po u largova nuk bie bomba…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2019 | 21:46

“E lash Kukësin me trofe dhe e solla sërish”, Gjoka: Po u largova nuk bie bomba…

Ernest Gjoka është shfaqur shumë i kënaqur me fitoren e “Kupës së Shqipërisë” duke mundur Tiranën. Trajneri i verilindorëve ka folur në emisionin “Gol pas Goli”, në “Supersport”, jo vetëm për ndeshjen, por edhe vazhdimësinë.

gjoka

Problemi i Ramës? 

Valdeti më tha që të vendosja një lojtar në nxehje, pasi kur mbaroi pjesa e parë filloi të ndjente dhimbje. Diçka që ndodh shpesh në futboll, është normale”

Si bën të ndihesh ky sukses?

Patjetër që duhet të kemi vazhdimësi dhe që ndihem mirë.  Ne do vazhdojmë të ecim përpara në sensin  e asaj që mora përsipër. E lash Kukësin me trofe dhe e solla sërish trofeun. Kukësi po bën mirë po fiton dhe po bëhet gati për kupat e Europës.

Mbrojtja dhe defektet?

Sot, është dita për të gëzuar, pastaj kemi kohë për të rikuperuar dhe për të përmirësuar. Me Gjicin e kemi konfirmuar  se boshti i skuadrës do të jetë dhe do të operojmë në pikat ku kemi probleme.

Çfarë do ndryshoni?

Nuk është ndonjë gjë shumë e vështirë. Unë ika nga Kukësi sepse kisha misionin të kaloja një tur në Kupat e Europës, nuk e arrita dhe ika, ky ishte kushti i kontratës. Ishalla të kalojmë një tur dhe ëndrra ime është të futemi në grupet e Europa Ligës. Unë mendoj se do të shkojmë në turet përpara, nëse jo nuk bie bomba, ne jemi me çante në krahë, largohemi. Në këtë botë që jetojmë ka një më të mirë se ne, kjo sepse bota është e pafundme dhe ne nuk kemi pse mërzitemi.

Ndeshja me Tiranën?

U munduam gjatë gjithë kohës të bënim detyrat në çdo repart dhe zonë. Finalet janë të vështira dhe arritëm këtë objektiv, por me vështirësi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"