E larguan nga Tirana, Egbo ka me vete shifrat. Rezulton…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 11:20

E larguan nga Tirana, Egbo ka me vete shifrat. Rezulton…

Të shumtë janë ata që mendojnë se Emanuel Egbo kishte mbyllur ciklin te Tirana. Qëndrim të njëjtë mban edhe presidenti Refik Halili, i cili në fund largoi Egbonë për ta zëvendësuar me Nevil Deden. Gjithsesi, për ata që nuk e dinë, Emanuel Egbo është trajneri më i suksesshëm i epokës “Halili 2”. Është trajneri që më shumë se çdo kush tjetër ka dominuar në Kategorinë Superiore, duke djegur emra të mëdhenj si Ilir Daja, Mirel Josa, Ze Maria. Askush si ai nuk ka bërë me bardheblutë.
Egbo
STATISTIKAT – Dihet që Emanuel Egboja solli titullin për herë të parë pas 11 vitesh te Tirana. Skuadrën e mori nga vendi i tetë dhe e çoi në vendin e parë. Në 37 ndeshje si trajner ai ka marrë 62.2 % fitore, ndërsa vetëm 27 për qind të ndeshjeve i ka të humbura. Skuadra e tij ka shënuar 1.9 gola për takim dhe ka pësuar 0.9 gola për ndeshje. Thjesht ai në statistika lë pas Ahmatajn, Memën, Ze Marian, Josën, Dajën, Muçën dhe Maganin. Thjesht, 73 për qind të takimeve ai i ka mbyllur pa u mundur. Sa për humbjet shumica janë në Europë, Kupë apo Superkupë. Egbo do të mbahet mend gjatë edhe për faktin se ishte trajneri i parë që çoi një skuadër bardheblu në fazën “play off” të Europa Leagues. I takon tani Nevil Dedes që të përmbysë statistikat. Në dy aventurat e para me Tiranën, siç pranoi edhe vet ka qenë larg pritshmërive. Gjithsesi, statistikat thonë dhe zakonisht numrat janë kokëfortë: Emanuel Egbo është trajneri më i mirë i Refik Halilit.

EGBO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"