E larguan nga Interi, Perisiç nuk dëshiron të rikthehet te zikaltërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 19:31

E larguan nga Interi, Perisiç nuk dëshiron të rikthehet te zikaltërit

Ivan Perisiç u largua nga Interi në merkaton e verës, për të kaluar në formën e huazimit te Bajerni.Perisic

Gjermanët kanë të drejtën e blerjes së futbollistit, por ende nuk janë të bindur nëse duhet ta përdorin apo jo.

Sipas asaj që shkruan “Sport1”, kroati nuk dëshiron të rikthehet te zikaltërit, teksa ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Bundesligë.

Perisiç nuk ishte në planet e Kontes dhe pikërisht për këtë arsye nuk dëshiron të rikthehet përsëri te Interi, pasi përsëri vështirë se do të gjente hapësira në ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"