E la në tribunë me Kumbullën, shpërthen agjenti i lojtarit të Romës: Murinjo kërkon të bëjë “kokë turku”, ka krijuar situatë të pakëndshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 9:21

E la në tribunë me Kumbullën, shpërthen agjenti i lojtarit të Romës: Murinjo kërkon të bëjë “kokë turku”, ka krijuar situatë të pakëndshme

Zhoze Murinjo është rikthye të jetë më protagonist se kurrë. Humbja turpëruese ndaj Bodo/ Glimt ka lënë pasoja te portugezi i cili mendon se i gjithë faji ishte i lojtarëve duke mos nguruar t’i ndëshkojë.

murinjo

Në sfidën kundër Napolit në fundjavë, Murinjo dërgoi në tribuna 5 lojtarë, Diavaran, Majoral, Vilar, Rejnolds dhe mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbullën. Për Kumbullën, Murinjo ndryshoi mendje duke e grumbulluar për sfidën ndaj Kaljarit në mesjavë, ndërsa katër lojtarët e tjerë vazhdojnë të jenë të dënuar. Agjenti i Amadu Diavara ka shpërthyer në një intervistë për ‘’Tuttomercatoweb’’, duke akuzuar Murinjon se kërkon të bëjë kokë turku Diavaran si dhe situata që po krijon portugezi është e pakëndshme.

“Unë nuk e kuptoj mesazhin që ai po përpiqet të përçojë. A po bëhet Diavara një kokë turku? A po detyrohet të paguajë një çmim të rëndë për një gabim? Apo është një përpjekje për të detyruar klubin të veprojë në tregun e transferimeve?

Nëse është për këto arsye, dhe jo thjesht për një gjendje të dobët fizike, ose ai mendon se lojtari nuk është në gjendje të kuptojë kërkesat taktike të trajnerit, atëherë mendoj se Mourinjo po krijon një situatë të pakëndshme. Është e pashpjegueshme, por Diavara do të përshtatet. Amadu është një profesionist i jashtëzakonshëm’’, është shprehur Daniele Piraino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"