E la gruaja supermodele se donte të luante, Tom Bredi tërhiqet përsëri: Tani është përfundimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 15:17

E la gruaja supermodele se donte të luante, Tom Bredi tërhiqet përsëri: Tani është përfundimtare

Tom Bredi ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli amerikan, Rekordmeni i NFL, i cili ka fituar 7 tituj kampion në karrierën e tij, si askush tjetër në këtë sport, deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë vendimi ishte përfundimtar.

ffffffff

Bredi u tërhoq një vit më parë, por më pas ndryshoi mendje për t’u kthyer një tjetër sezon te Tampa Bej Bukaniers, për të provuar të shkonte drejt titullit numër 8 në karrierë. Por ai dështoi, edhe pse shkoi deri në play-off, duke i dhënë lamtumirën kësaj ëndrre. Një ëndërr e cila në fakt u kthye në makth për të, pasi vendimi për t’u rikthyer në fushë solli divorcin nga gruaja e tij, supermodelja Zhizel Byndshen.

Tani Bredi ka vendosur të tërhiqet përfundimisht dhe ashtu siç pranoi në videon e shkurtër në rrjete sociale, “kishte djegur vitin e kaluar” lamtumirën pompoze që meritonte një legjendë si ai. Kështu, ai largohet nga ky sport pas 23 vitesh, duke qenë rekordmeni në shumë statistika të ndryshme për një quarterback, që vështirë se mund të arrihen nga të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"